Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
01 dhjetor 2019
| 13:49
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Rezultat befasuese është në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Flamurtarit, pasi klubi nga kryeqyteti po fiton 0-2. Shënues për kuqezinjtë ishin Gentrit Begolli dhe Shend Kelmendi.
Në anën tjetër në Mitrovicë, Trepça ’89 e mbylli me dy gola epërsi pjesën e parë në përballje me Dritën (2-0). Golashënues në këtë ndeshje ishte Leart Emini, kurse goli i dytë u shënua nga lojtarë e Dritës. Derisa derbi në mes Gjilanit dhe Prishtinës nuk solli gola në dyzetepesë minutat e parë.
/Epoka e re/