Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

04 mars 2020 | 13:54

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi që po zhvillohet në Suharekë në mes Ballkanit dhe Dritës nuk ka sjellë gola, derisa në dy ndeshjet tjera ka pasur gola të shënuara.

Fotografia e SC Gjilani

Gjilani është duke fituar ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, golat për vendasit i shënoi Fiton Hajdari. Për mysafirët nga Drenasi shënues ishte mesfushori Albert Dabiqaj.

Trepça ’89 po fiton ndaj Llapit me rezultat 1-0, autor i golit në fund të pjesës së parë ishte Arb Manaj.

/Epoka e re/  

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar të…