Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
09 mars 2020
| 14:51
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjen e IPKO Superligës në futboll.
Liderja aktuale e elitës, Ballkani është duke humbur në kryeqytet nga Flamurtari (1-0). Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi Bashkim Shala.
Pjesën e parë në epërsi 1-0 e mbylli edhe Feornikeli ndaj Vushtrrisë, kurse golashënues ishte Ilir Berisha. Ndeshje interesante është duke u zhvilluar edhe në Klinë ku Drenica po fiton ndaj Dukagjinit (1-2).
/Epoka e re/