Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
08 korrik 2020
| 17:49
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar 0-0, derisa Ballkani është duke e shkatërruar Llapin (4-1). Blend Baftiu realizoi dy gola, derisa nga një e shtuan Besnik Krasniqi dhe Jetmir Topalli. Për llapjanët shënoi Mërgim Pevqeli nga penalltia.
Ndërsa, Drenica po shënon fitore ndaj Ferizajt me rezultat 2-0. Hasan Hyseni dhe Alban Shillova janë shënues për skuadrën kuqezi.
(V.Z / Epoka e re)