Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
24 qershor 2020
| 17:53
Dy Skuadrat nga Gjilani, Drita dhe Gjilani janë duke shënuar fitore pas pjesëve të para në përballje me Vushtrrinë, përkatësisht Dukagjinin.
Betim Haxhimusa dhe Xhevdet Shabani kanë shënuar dy golat për skuadrën e Dritës ndaj Vushtrrisë. Ndërsa Gjilani është duke fituar ndaj Dukagjinit të Klinës (1-2). Për mysafirët kanë shënuar Keita Rezak dhe Fiton Hajdari, kurse për vendasit shënoi Abdu Kamara.
Ndërsa fitore po shënon edhe Flamurtari kundër Trepçës ’89. Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Bashkim Shala.
(V.Z / Epoka e re)