Përfundojnë punimet e asfaltimit të disa rrugëve të fshatrave të Drenasit
25 shtator 2019
| 17:57
Komuna e Drenasit ka bërë me dije se lista e projekteve të investimeve kapitale për këtë vit është në fazën përfundimtare në realizimin e projekteve të planifikuara.
Sipas kësaj komune mbi 80 projekte të planifikuara janë në fazën përmbyllëse të punimeve.
“Kështu kanë përfunduar asfaltimet e rrugëve në lagjet e fshatrave: Korroticë e Epërme, Zabel i Ulët, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Sankoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, ku gjatësia e këtyre rrugëve në lagjet e fshatrave të lartpërmendura është mbi dy kilometra. Në disa lagje të këtyre fshatrave është bërë edhe rregullimi i rrugëve me zhavorr”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
/Epoka e re/