Përfundojnë punimet e vrazhda në shtëpinë bjeshkatare në Junik
14 tetor 2019
| 15:09
Komuna e Junikut ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e vrazhda në shtëpinë bjeshkatare në lokacionin Gropa e Erenikut, projekt ky që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të avancuara me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së turizmit në bjeshkët e Junikut.
Sipas njoftimit të Komunës së Junikut, ky projekt po zhvillohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.
Projekti është financuar dhe implementuar nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.
/Epoka e re/