Përfundojnë punimet në aneksin e ri të shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë

30 gusht 2024 | 15:22

Kanë përfunduar punimet në aneksin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në qytetin e Podujevës, ku janë ndërtuar 4 dhoma të reja mësimi.

Për shkak të mungesës së hapësirave deri tash në këtë objekt mësimi është zhvilluar me tri ndërrime, por me ndërtimin e klasëve të reja, nga ky vit i ri shkollor mësimi do të zhvillohet me dy ndërrime sikurse në shkollat tjera.

Krahas dhomave të mësimit me investimin e komunës janë ndërtuar edhe dy zyre të reja për nevoja të shkollës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur në takim ambasadorin…