Përfundojnë punimet në krahun dalës nga rrethrrotullimi kryesor për në lagjen Arbëria
21 gusht 2019
| 14:43
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se tashmë kanë përfunduar punimet në krahun dalës nga rrethrrotullimi kryesor për në lagjen Arbëria.
Ai ka paralajmëruar se kjo rrugë pas disa ditëve do të lëshohet në qarkullim.
“Kanë përfunduar punimet në krahun dalës nga rrethrrotullimi kryesor për në Lagjen Arbëria. Pas disa ditëve do të lëshohet në qarkullim. Po ashtu dy rrugë përreth do të bëhen një drejtimëshe”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/