Përfundojnë renovimet e sallës së edukatës fizike në shkollën “Zenel Hajdini” në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se kanë përfunduar renovimet e sallës së edukatës fizike në SHFMU “Zenel Hajdini”.
Ai ka thënë se tashme me ketë renovim shkolla ka marrë një pamje tjetër dhe atmosferë pozitive për nxënësit.
“Kanë përfunduar renovimet e sallës së edukatës fizike dhe pjesëve përcjellëse të saj (zhveshtoret), është shtuar një aneks i ri ku shfrytëzohet si sallë e ping pongut gjithashtu edhe renovimi i klasave dhe rregullimi i ngrohjes qendrore në SHFMU “Zenel Hajdini”. Drejtoresha për arsim, Shpresa Shala vizitoi dhe inspektoi punimet e shkollës ku tashmë me këtë renovim shkolla ka marrë një pamje tjetër dhe atmosferë pozitive për nxënësit tanë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.