Përfundojnë sërish në gjykatë Brad Pitt dhe Angelina Jolie
Përpjekja e Angelina Jolie për të hedhur poshtë padinë e Brad Pitt për vreshtin e tyre francez është refuzuar nga një gjykatës, zbulon The US Sun. Kjo do të thotë se beteja e ashpër gjyqësore e ish-çiftit mbi kantinë e verës Chateau Miraval do të shkojë drejt gjyqit..
Zhvillimi vjen pasi Angelina, 48 vjeçe, kërkoi në nëntor përmbysjen e një vendimi paraprak që lejonte pretendimet e Brad të vazhdonin. Por gjyqtarja Lia Martin hodhi poshtë argumentet e Angelina në Gjykatën e Lartë të LA javën e kaluar dhe la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm.
Përfundojnë sërish në gjykatë Angelina Jolie dhe Brad
Brad, 60 vjeç, po kërkon të anulojë shitjen e Angelinës në vitin 2021 të aksioneve të saj në vreshtin, miliarderit rus Yuri Shefler. Ai pretendon se shitja nuk ishte e vlefshme, por avokatët e Angelina argumentuan se padia e tij është “joserioze, keqdashëse dhe pjesë e një modeli problematik”.
Gjykatësi javën e kaluar i dha ekipit ligjor të Pitt dritën jeshile për të paditur Angelinan për shkelje të kontratës.
Kjo është goditja e fundit ligjore për Jolie dhe pronarin e vodkës Stolichnaya Shefler këtë vit. Një gjykatë në Luksemburg kohët e fundit i hoqi përkohësisht Shefler disa prej aksioneve të tij, duke e bërë në fakt Pitt aksionarin e shumicës./Bordo.al