Përfundojnë takimet dypalëshe në Ohër
18 mars 2023
| 13:44
Takimet dypalëshe të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfunduan.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë raporton se takimi i përbashkët pritet të nisë së shpejti.
Kujtojmë se në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ndërmjetësues të takimit janë diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak.
Në cilësinë e vëzhguesit është i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.