Përfundojnë të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës, Feronikeli 74 shkon në barazh
Kanë pëfunduar të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Ballkanit, që është kampioni i këtij edicioni 2023/24 mposhti 2:1 Prishtinën me gola te realizuar nga Edvin Kuç dhe Armend Thaqit.
Drita barazoi ndaj Malishevës, me golat e realizuar nga Besnik Krasniqi dhe Drilon Hazrollaj.
Llapi mposhti me rezultat të thellë 1:5 Lirinë e Prizrenit e cila sezonin e ardhshëm do bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Golat për ekipin e Tahir Batatinës i shënuan: Arbnor Ramadani, Ahmed Januzi, Csissokho (autogol) dhe Muhamet Hyseni (2).
Kujtojmë që katër skuadra që do na përfaqësojnë në Europë, janë: Ballkani, Llapi, Drita dhe Malisheva.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 do të luaj në barazh me fituesin e duelit ‘Dinamo’ Ferizaj dhe Prishtinës së Re.
Rezultatet e javës së fundit:
Dukagjini 2:4 Gjilani
Ballkani 2:1 Prishtina
Liria e Prizrenit 1:5 Llapi
Fushë Kosova 0:3 Feronikeli 74.
Drita 1:1 Malisheva