Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës
19 shtator 2019
| 18:07
Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së pestë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli i është rikthyer fitoreve, pasi në Drenas e mposhti skuadrën e Flamurtarit (2-1). “Nikli” pati dominim absolut në pjesën e parë të ndeshjes, por arriti të shënoi vetëm një gol nëpërmjet Mendurim Hotit. Hoti shënoi edhe golin e dytë në pesën e dytë për kampionët e elitës, kurse golin e vetëm për Flamurtarin e shënoi, Shend Kelmendi.
Dukagjini pësoi edhe një humbje si vendas. Ishte skuadra e Ferizajt ajo që shënoi fitore falë golit të vetëm të shënuar nga zëvendësuesi Edon Sadriu.
Ndeshja në mes Vushtrrisë dhe Drenicës përfundoi me rezultat 2-2.
/Epoka e re/