Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës, Ferizaj ‘flutron’ në tabelë
10 maj 2019
| 18:08
Kanë përfunduar tri ndeshjet e IPKO Superligës në futboll. Rezultatet kanë qenë mjaftë interesante ku spikat fitorja e Ferizajt ndaj Trepçës ’89.
Golat për skuadrën e Bylbyl Sokolit i shënuan Dardan Çerkini (55) dhe Ermal Krasniqi (71), kurse për vendasit golin e vetëm e shënoi Arb Manaj (81). Pas kësaj fitore Ferizaj është ngritur në pozitën e pestë me 40 pikë, kurse 89-shi bie në pozitën e tetë me 39 pikë.
Fitore ka shënuar edhe skuadra e Ballkanit ndaj Gjilanit (1-0). Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë e shënoi Blend Baftiu, në minutën e 56-të.
Ndeshja e tretë e zhvilluar në Prishtinë në mes Flamurtarit dhe Drenicës përfundoi me rezultat 0-0.
/Epoka e re/