Përfundojnë xhirimet e filmit të gjatë “Në kërkim të Venerës”
Kanë përfunduar xhirimet e filmit të gjatë artistik “Në kërkim të Venerës” me regji dhe skenar të Norikë Sefës dhe me producent Besnik Krapin.
Në rolet kryesore luajnë Kosovare Krasniqi dhe Erjona Kakeli; dhe në rolet tjetra: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, Bleon Monolli etj.
Filmi përcjellë përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinen.
Ky përjetim e bën atë të marr guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.
Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në Komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë.
“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë.
Filmi po ashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut.
/Epoka e re/