Përfundon afati kalimtar në basketboll
22 dhjetor 2022
| 12:46
Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll për lojtarët vendorë nga klubet e Prince Caffe Superligës. Klubet mund të përforcohen me basketbollistë të huaj deri në 72 orë para fillimit të xhiros së 22-të të garave të elitës.
Sigal Prishtina është përforcuar me dyshen nga Marigona Hill Prishtina, Enver Memqaj dhe Eris Zenelin, si dhe lojtarin nga SHBA, Gach Both. Trepça u përforcua me Musab Malën nga Rahoveci, kurse Peja me Samir Zekiqin e Trepçës, kurse Vëllaznimi ka marrë Jahi Carson nga Rahoveci.
Ndërkohë, Vreshtarët janë përforcuar me Arion Ballukun nga Bashkimi dhe Ujkan Karanezin nga New Basket.