Përfundon afati për Kurtin, LDK-ja i dorëzon nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për qeverinë
20 mars 2020
| 16:50
LDK-ja ka mbledhur 46 nënshkrime për mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti.
Burime të gazetës “Epoka e re” brenda LDK-së kanë bërë me dije se nënshkrimet janë dorëzuar tek kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ku pritet të caktohet seanca për shkarkimin e qeverisë Kurti.
Sipas këtyre burimeve, tashme ka përfunduar afati që LDK-ja i kishte dhënë kryeministrit Kurti për ta vazhduar koalicionin, që ai ta heq taksën dhe ta rikthejë në postin e ministrit Agim Veliun.
“Seanca do të mbahet të hënën ose të martën”, ka thënë burimet e gazetës brenda LDK-së.
/Epoka e re/