Përfundon aksioni i ATK-së dhe policisë, këto janë provat që u sekuestruan

22 mars 2022 | 16:02

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi për media ka treguar për aksionin që ka zhvilluar të martën në dy lokacione, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas ATK-së, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: dokumentacion kontabël, fatura të shitjes së shërbimeve, evidenca të klientëve për shërbimet e kryera (pagesat), lista për produktet në stoqe, dy “USB” dhe ekstraktimi i dosjeve elektronike nga pesë kompjuterë.

“Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta”, ka njoftuar ATK-ja.

Njoftimi i plotë i ATK-së:

Sot Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), konkretisht Departamenti i Hetimeve Tatimore (DHT) në asistencë të Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion hetimor në Prishtinë.

Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.

DHT-ja pas ndjekjes së të gjitha procedurave më prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli (bastisje ).

Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht:

– Dokumentacion kontabël;

– Fatura të shitjes së shërbimeve;

– Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat );

– Lista e produkteve në stoqe;

– 2 USB;

– Ekstraktimi i dosjeve elektronike  nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

Pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në media po qarkullon një fotografi e deputetit nga radhët…