Përfundon aksioni policor në pesë lokacione në veri të Kosovës

29 shtator 2023 | 10:18

Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollet në pesë lokacionet në veri të vendit.

Kështu ka bërë me dije zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Pas sulmit në Banjskë, Policia e Kosovës sot ka zhvilluar kontrolle në pesë lokacione në tri komunat veriore të Kosovës, raporton teve1.info.

Është bërë me dije se këto urdhër kontrolle janë realizuqr në koordinim me EULEX dhe KFOR.

Pronat nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, janë në mesin e objekteve që janë bastisur sot nga Policia e Kosovës, në kuadër të aksionit që u zhvillua në veri të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratave të…