
Përfundon aksioni policor te Ministria e Bujqësisë, shtatë të arrestuar
30 qershor 2021
| 11:18
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie.
Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë. Një aksion i tillë është duke u zhvilluar në disa qytete të Kosovës.
Aksioni është zhvilluar nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.