Përfundon aventura e Livorekës te Drita
Përparim Livoreka më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani.
Konfirmimin për largim nga kjo skuadër e ka bërë të ditur vetë futbollisti që ka luajtur edhe për Feronikelin, Lepencin dhe Hysin.
“Nuk do të jem më pjesë e FC Drita. Sa isha pjesë e saj për dy vite e gjysme kisha nderin, ta barti një fanellë të një klubi të madhe. Kisha kënaqësinë të përjetoj momente të vështira po ashtu momentet nga më te mirat, duke filluar nga kampioni i Kosovës, Superkupa e deri të majat më të larta të futbollit në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Për këto të arritura të mëdha dua të falënderoj nga zemra kryesinë e klubit e në veçanti tifozët më të zjarret në trojet shqiptare ‘Intelektualet’ për mbështetjen e palodhshme”, ka thënë Livoreka.
/Epoka e re/