Përfundon Big Brother VIP, fiton Ilir Shaqiri

19 shkurt 2022 | 02:27

Ka përfunduar spektakli i shumë shikuar nga shqiptarët, Big Brother VIP.

Fituesi i këtij spektakli është shpallur Ilir Shaqiri, si banori më i votuar nga televotimi i javës, duke lënë pas Donald Veshajn, ku u dërguan mbi 400 mijë SMS.

Katër ishin banorë VIP që i rezistuan deri në fund kësaj gare, e zhvilluar në më shumë se 130 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Përveç, finalistë të mbrëmjes të cilët u shpërblyen me nga 10 mijë euro ishin edhe: Donald Veshaj (aktor), Beniada Nishani (modele) dhe Einxhel Shkira (prezantuese).

Big Brother VIP ka qenë një program maratonik afro katër mujor, i drejtuar nga prezantuesja Arbana Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar policor ka vdekur si pasojë e plagëve të…