
Përfundon biseda telefonike mes Donald Trump dhe Putin, ajo ka zgjatur rreth një orë e gjysmë
18 mars 2025
| 18:43
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha NBC News se telefonata mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin ka përfunduar.
Telefonata zgjati rreth një orë e gjysmë, tha zyrtari, megjithëse nuk na është dhënë një kohë specifike.
Kjo është telefonata e dytë e dy liderëve botërorë që pas marrjes së mandatit të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë nga Trump. Pak ditë pasi mori detyrën, presidenti amerikan zhvilloi një sërë telefonatash me liderët botërorë, duke përfshirë një me presidentin rus Vladimir Putin dhe një tjetër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.