Përfundon Botërori për Danilon
06 korrik 2018
| 14:54
Kupa e Botës “Rusi 2018” ka përfunduar për mbrojtësin e Brazilit, Danilo.
Mbrojtësi i djathtë është lënduar në stërvitje para ndeshjes me Belgjikën, por ai nuk do të mund të luajë edhe nëse Brazili kualifikohet në gjysmëfinale dhe finale.
Mbrojtësi i Manchester Cityt ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë në këtë Botëror ndaj Zvicrës, pasi në ndeshjet tjera krahun e djathtë të mbrojtjes e ka zënë mbrojtësi i Corinthians, Fagner.
/Epoka e re/