Përfundon dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj liderëve të UÇK-së
15 janar 2025
| 12:23
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Përveç se dihet që për këtë dëshmitar pyetje shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan, nuk dihet se si ka vazhduar tutje seanca për shkak se dëshmia u dëgjua në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Megjithatë, pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, përfundoi edhe seanca e sotme e po ashtu edhe seancat që ishin planifikuar për këtë javë.
Seanca e radhës pritet të mbahet të hënën më 20 janar 2025.