Përfundon dëshminë ish-ushtari i UÇK-së në rastin liderëve të UÇK-së
28 gusht 2024
| 12:47
Dëshmitari i 81-të i cili mbanë kodin “W04764” ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar të mërkurën është marrë në pyetje nga trupi gjykues dhe dëshmia e tij është dëgjuar e tëra në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari “W04764” ka filluar dëshminë të martën. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Sarah Clanton, ky dëshmitar është ish-pjesëtar i UÇK-së.
Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka thënë se do të bëjnë pushim për pak që t’i jepet mundësia ZPS-së që të bëjë përgatitjet për dëshmitarin e radhës.