Përfundon diskutimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane

31 janar 2023 | 13:04

Ka përfunduar diskutimi që u mbajt sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku u fol për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Para se të mbahet takimi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë në një prononcim për media se “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hezituar që të flasë për gazetarët para këtij takimi, derisa tha që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre.

Ndryshe Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

E në kohën e presioneve të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Pediatrisë dhe ajo e Onkologjisë në QKUK kanë…