Përfundon dita e dytë e gjykimit në Hagë, mbrojtja hedh poshtë akuzat e prokurorisë
04 prill 2023
| 16:51
Ka përfunduar dita e dytë e gjykimit në Hagë ndaj liderëve të UÇK-së.
Të martën kanë paraqitur fjalët hyrëse mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me këtë rast, ata kanë hedhur poshtë akuzat e prokurorisë.
Në ditën e dytë të gjykimit nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. Ata janë deklaruar të pafajshëm në raport me akuzuat e prokurorisë së Speciales.
Edhe nesër (e mërkurë) do të vazhdojë gjykimi, ku fjalën hyrëse do ta paraqes mbrojtja e Jakup Krasniqit.