
Përfundon draftimi i ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen e pijeve energjike për persona nën 18 vjeç
11 qershor 2024
| 14:59
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka përfunduar draftimi i ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen për personat nën moshën 18-vjeçare.
Ky draft pritet t’i dërgohet qeverisë për miratim dhe me pas të kthehet në Kuvend për votim.
“Më në fund përfunduam draftin e ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç. Drafti i dërgohet qeverisë për miratim dhe përsëri kthehet në Kuvend për shqyrtim dhe votim. Falënderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë nismë. Është në interesin e shtetit të rrisim fëmijë të shëndetshëm”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.