Përfundon edicioni i rregullt në basketboll, Bashkimi renditet i pari  

07 prill 2025 | 11:40

Në fundjavë përfundoi edicioni i rregullt i ProCredit Superligës, që dhuroi mjaft ndeshje interesante, atmosferë të zjarrtë në tribuna dhe sfida të bukura në parket.

28 xhiro, ku takimet e fundit kanë qenë vendimtare për renditjen përfundimtare para garave shtesë apo “play-off”-it, që pritet të jetë i zjarrtë.

Bashkimi përfundoi garat në vendin e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa kampionia Trepça e dyta me 19 fitore e  nëntë humbje. Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në gjysmëfinale.

Në çerekfinale do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin, apo finalistët e Ligës Unike. Bardhekaltrit u renditën të tretit me 17 fitore e 11 humbje, ndërsa kuqezinjtë në pozitën e gjashtë me 13 fitore e 15 humbje.

Sfida tjetër çerekfinale do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Therandasit janë në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në elitë, ku u renditën në vendin e katërt me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët në pozitën e pestë me 14 fitore e 14 humbje.

Bora në edicionin debutues kishte nëntë fitore e 19 humbje, duke u renditur e shtatë dhe do të garojë në “play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve.

Proton Cable Prizreni është i teti me pesë fitore e 23 humbje, duke rënë nga Superliga.

May be an illustration of text that says 'NOSOVA ProCredit SUPERLIGA Mil (メオ) W kujtesa ART MOTION NR EKIPI RENDITJA NDESHJET FITORET 1 BASHKIMI SHENUARA PRANUARA 28 KOSH DIFERENCA 2 20 PIKET 8 TREPÇA 2238 2058 28 180 3 19 48 9 2283 SIGAL PRISHTINA 2051 28 232 4 17 47 11 2316 GOLDEN EAGLE YLLI 2312 4 28 5 15 45 13 PEJA 2138 2146 8 28 6 14 43 14 2183 VELLAZNIMI 2112 28 71 7 13 42 BORA 15 2118 2135 28 -17 9 8 41 19 2213 PROTON CABLE PRIZRENI 2303 28 -90 5 37 23 2232 2604 372 33'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka dërguar një…