Përfundon Evropiani në Prishtinë, Sllovakia shpallet kampione
Ka përfunduar të dielën Kampionati Evropian U20 për hendbollistë i mbajtur për nëntë ditë në Prishtinë. Kampione u shpall Sllovakia, që në finale fitoi ndaj Letonisë me rezultat 31:25.
Sllovakët kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë festuar në fund. Medaljen e bronztë e fitoi Finlanda. Të mbyllur Evropianin për hendbollistët deri në 20 vjet e shpallën presidenti i EHF-së, Eugen Saraçini dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të EHF-së, Pedro Sequeira. Presidenti Saraçini ka falënderuar delegacionet, stafin lokal dhe sponsorët e FHK-së që kanë ndihmuar në këtë organizim madhështor.
“Shihemi në organizimet tjera”, u është drejtuar Saraçini të pranishmëve. Ndërkohë Sequeira e ka vlerësuar Evropianin në kryeqendrën tonë si të mahnitshëm. Ai ka thënë se kjo ngjarje është e rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e hendbollit. Presidenti Saraçini dhe Sequeira kanë ndarë trofeun e kampionit për kapitenin e Sllovakisë. Të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë përfaqësuesit e EHF-së dhe të delegacioneve e kanë vlerësuar shumë lartë organizimin e Evropianit dhe ndeshjet e zhvilluara gjatë tij.