Përfundon Evropiani për De Jongun
23 qershor 2021
| 15:55
Trajneri i Holandës, Frank de Boer ka marrë një lajm të keq, teksa duhet të bëjë në vazhdim pa një nga sulmuesit e grumbulluar në Evropian.
Sulmuesi Luuk De Jong është dëmtuar dhe kjo e ka detyruar të braktisë stërvitjen me kombëtaren e tij. Pas testeve të kryera, u zbulua një dëmtim i rëndë në gju dhe për këtë arsye Federata holandeze ka njoftuar se lojtari e ka mbyllur Evropianin.
De Jong u aktivizua në dy ndeshjet e para të grupit me Holandën nga stoli, teksa tashmë duhet t’i ndjekë nga shtëpia ndeshjet e ardhshme.