Përfundon Evropiani për Pedrin
Mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës, Pedri ka reaguar me një postim në rrjetin social “Instagram”, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Gjermanisë.
Pedri ka konfirmuar se ai do të jetë jashtë për pjesën tjetër të Kampionatit Evropian, por thotë se do të qëndrojë me ekipin në Gjermani.
“Do të qëndroj këtu deri në fund, sepse ëndrra do të vazhdojë… momenti më i vështirë për mua ka kaluar. Së shpejti do të jem në formën time të plotë me Barçën… tani jemi gati të luftojmë për ëndrrën tonë me Spanjën, jemi një familje”, ka shkruar ai.
Tutje, ai shkruajti edhe për Toni Kroosin, i cili e lëndoi në takimin ndaj Gjermanisë, teksa ai takim ishte i fundit në karrierë për Kroosin.
“Më lini të them gjithashtu, faleminderit Toni Kroos për mesazhin tënd. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin. Karriera juaj dhe rekordet tuaja do të qëndrojnë përjetë”, përfundoi Pedri.
View this post on Instagram