Përfundon faza e grupeve në ‘Copa Amerika’, këto janë skuadrat çerekfinaliste

03 korrik 2024 | 08:46

Ka përfunduar faza e grupeve në Copa Amerika me dy ndeshjet e Grupit D që janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me orën tonë lokale.

Ndeshja kryesore ka qenë ajo mes Brazilit dhe Kolumbisë, por që përfundoi ashtu me rezultat të barabartë 1-1.

Raphinha kaloi Brazilin në epërsi, derisa rezultati u barazua nga Munoz në fund të pjesës së parë.

Ndërkohë në duelin tjetër Kombëtarja e Kosta Rikës ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Paraguajit.

Kolumbia doli nga Grupi si lider me 7 pikë, derisa Brazili i dyti me pesë sosh.

Tanimë janë caktuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku Argjentina do të përballet me Ekuadorin dhe Venezuala – Kanadaja.

Në anën tjetër Brazili do të ketë punë të vështirë pasi luan ndaj Uruguait, derisa dueli i fundit është ai mes Kolumbisë dhe Panamasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve të…