Përfundon faza e parë e punimeve për ndërtimin e muzeut ‘Etno Kastrioti’ (Foto)
18 nëntor 2019
| 15:39
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, kolonelin Abdyl Mushkolaj dhe me një pjesë e ekzekutivit komunal, kanë parë nga afër punimet e përfunduara të fazën e parë të ndërtimit të muzeut “Etno Kastrioti” në Isniq.
Gjatë kësaj vizite, ata janë pritur nga pronari i këtij muzeu, Miftar Jonuzaj. Mjetet për ndërtimin e këtij muzeut janë ndarë nga Komuna e Deçanit.
Pas përfundimit të këtij muzeu pritët që të vendosen mbi 1 000 mijë eksponate të ndryshme të cilat janë të vendosura ne vende jo adekuate.
/Epoka e re/