Përfundon greva e minatorëve të Trepçës
12 janar 2019
| 13:07
Minatorët e kombinatit “Trepça”, janë kthyer në vendet e tyre të punës, pas grevës që zgjati një javë në kërkim të plotësimit të kushteve të parashtruara.
Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Shyqri Sadiku.
Sadiku tha se është arritur një marrëveshje e përkohshme me ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.