Përfundon intervistimi dyditor në Hagë i komandant Remit
15 janar 2019
| 20:09
Pas gati dhjetë orësh, në Hagë përfundoi dita e dytë e marrjes në pyetje e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë.
“Sot përfundoi intervista me mua pranë Dhomës së Specializuar në Hagë. Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”, tha Mustafa për gazetarët jashtë ndërtesës së Prokurorisë.
“Pyetjet kanë qenë shumë serioze dhe ne kemi qenë shumë seriozë në përgjigje. UÇK-ja më ka mbrojtur mua dhe unë nuk kam pasur nevojë ta mbroj UÇK-në”, shtoi ai.
Mustafa hyri në Prokurori në Hagë, i shoqëruar nga avokati i tij, Arianit Koci, pak para orës 10:00 të mëngjesit.