Përfundon intervistimi i Artane Rizvanollit, avokati thotë se nuk mund të ofrohen detaje

12 nëntor 2024 | 13:58

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale.

Avokati i Rizvanollit, Artan Qerkini, ka thënë se nuk mund të ndahen detaje me publikun për shkak të hetimeve.

“Ministrja Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori e ka lexuar një paralajmërim për shkaqe të hetimeve. Detajet e hetimeve nuk duhet të bëhen publike, ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Më shumë se kaq nuk mund të themi më shumë. Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë Qerkini.

Në medie është raportuar se Rizvanolli është intervistuar për rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trabzonspori ka marrë një vendim që katër lojtarë janë larguar…