Përfundon intervistimi i Durmishit nga PSRK-ja, thotë se ishte në cilësinë e të dyshuarit

08 maj 2024 | 12:36

Pas dy orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Në një deklarim para gazetarëve, Durmishi ka thënë se është ftuar nga ky institucion i ndjekjes në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

Durmishi ka thënë se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht kjo është fazë e fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet të cilat i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një farë mënyre sqarova para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces. Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata e cila është totalisht e pa bazuar. Ka vendime edhe të OShP-së, dokumente të cilat janë publike dhe që dëshmojnë pastërtinë tonë në gjithë këtë proces. Prandaj thjeshtë ishin disa sqarime të prokurorit të cilat ai I mori dhe tash po presim”, ka thënë Durmishi.

Ai ka theksuar se punimet në këtë aks rrugor do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për bashkëpunimin e…