![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/Fondi-Sovran-1.jpg)
Përfundon konferenca për lansimin e Fondit Sovran
07 maj 2023
| 14:02
Me dy grupet punuese është mbajtur sot konferenca e Fondit Sovran, ku është treguar se çfrë është bërë deri tash për institucionin i cili është afër krijimit.
Ngjarja është organizuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Fondacioni Friedrich Ebert, ku morën pjesë edhe shumë ekspertë vendorë e të huaj.
Kryeministri Albin Kurti ka treguar se ndërmarrjet publike si Trepça do të kalojnë nën menaxhimin e këtij fondi, derisa përmendi edhe të mirat që sjell ai sipas tij.
Për funksionimin e Fondit Sovran, ka folur edhe koordinatorja e tij, Rrezarta Pllana, e cila ka thënë se ai do të jetë institucion zhvillimor që ndër të tjera do të menaxhojë asetet shtetërore.
Pas fjalës së panelistëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë edhe pyetje.