Përfundon ‘kursi i nënoficerëve të betejës’ për ushtarët e FSK-së
23 dhjetor 2024
| 11:14
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për Gjeneratën 01-2024 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky kurs ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e ShBA-së.
Është me dije se ky kur ka pasur për qëllim të përgatis nënoficerët e lartë të FSK së, në detyra shtabore për planifikimin dhe realizimin operacioneve me sukses.
“KDS në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të doktrinës është hera e parë që ka filluar realizimin e këtij kursi të karrierës për nënoficerët e lartë”, ka njoftuar FSK-ja.