Përfundon mbledhja e Bordit të ri të Telekomit, nuk deklarohen për medie
24 prill 2020
| 15:08
Bordi i ri i Telekomit të Kosovës ka përfunduar mbledhjen, ku në rend dite ishte raportuar se do të jetë shkarkimi i menaxhmentit të kësaj kompanie.
Anëtarët e këtij bordi nuk kanë pranuar të deklarohen për medie se për çfarë kanë diskutuar në mbledhje.
Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në konferencë gjatë ditës e ka quajtur mbledhjen e sotme të këtij bordi të paligjshme. Sipas tij, kjo mbledhje është në kundërshtim me Statusin e Telekomit.