Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, askush nuk flet për media
07 gusht 2018
| 20:33
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, por askush nga zyrtarët e LDK-s s’është prononcuar për medie, rreth takimit të mbyllur që kishte kryesia e LDK-së.
Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, mirëpo përkundër që gazetarëve, në fillim të takimit, u thanë se në fund të mbledhjes do të deklarohen për media, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Me të dalë nga vendi ku po mbahej mbledhja sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, bëri të ditur se kanë vendos mos të flasin për medie. Po ashtu, as nënkryetari i parë i kësaj partie, Lutfi Haziri s’ka dashur të flas. Sipas tyre më vonë do të ketë komunikatë për media.
Siq dihet pas një mungese të gjatë, sot kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka drejtuar këtë mbledhje.