Përfundon miniafati kalimtar në hendbollin

18 janar 2023 | 16:50

Ka përfunduar miniafati kalimtar në hendbollin e Kosovës. Miniafati ishte i hapur prej 10 deri më 17 janar, ndërsa skuadra më e përforcuar pritet të dalë Trepça.

Skuadra mitrovicase ka paraqitur kërkesë që nga Besa Famgas ta transferojë Deniz Terziqin. Prej Kastriotit, Trepça ka paraqitur kërkesë për transferimin e Lulëzim Shabanit e Shpëtim Mehmetit. Në drejtim të kundërt, nga Trepça te Kastrioti pritet të kalojë Arbër Aliu. Kastrioti ka paraqitur kërkesë edhe për Hamdi Salihun e Prishtinës. Kërkesë për dy përforcime ka bërë Rahoveci. “Vreshtarët” kanë paraqitur kërkesë për portierin e deritashëm të Besës, Arti Luzha, si dhe brazilianin e Deçanit, Mateus Henrique.

Skuadra pejane, Besa Famgas, ka paraqitur kërkesë për Nimon Idrizajn e Deçanit, ndërsa Samid Mekiq pritet të bashkohet me Prishtinën. Mekiqi në të kaluarën ka luajtur për Kastriotin, ndërsa te Prishtina pritet të vijë nga Suedia. Prishtina paraqiti kërkesë edhe për lojtarin nga Kuba, Manuel Barrios Lores, që së fundi luajti në Portugali. Samadrexha ka paraqitur kërkesë për Besmir Mujën e Vushtrrisë. Me regjistrim të dyfishtë Samadrexhës pritet t’i bashkohen Arjanit Hyseni (Vushtrria) dhe Ermir Januzi (Trepça). Në konkurrencën e femrave, dy përforcime të mëdha i planifikon Ferizaj. KHF Ferizaj ka paraqitur kërkesë për Aida Stagovën dhe Shkurte Mehmetin që deri më tani ishin te Prishtina.

Prej Ferizajt te Prishtina pritet të kalojë Mimoza Sefedini. Prej Prishtinës tek Ulpiana pritet të kalojë Donita Shala, kurse Iurosana Haskaj pritet të transferohet nga Deçani te Shqiponja. Të gjitha kërkesat e paraqitura në afatin kalimtar do të shqyrtohen nga komisioni për transferimin e lojtarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Barcelonës, midis viteve 2003 dhe 2008, Frank Rijkaard…