Përfundon ndërtimi i fushës së futbollit në shkollën ‘Luciano Motroni’ në Prizren

10 korrik 2024 | 16:31

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon me sukses realizimin e projekteve për rregullimin e infrastrukturës sportive në gjithë Komunën e Prizrenit.

“Ka përfunduar ndërtimi i fushës së futbollit në SHMLM ‘Luciano Motroni’ në Prizren, derisa planifikohet edhe ndërtimi i fushave të volejbollit dhe basketbollit, të cilat do të furnizohen me pajisjet e nevojshme sportive, investime këto që krijojnë mundësi të reja për të rinjtë që angazhohen në aktivitete të shëndetshme”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga tre të dyshuarit në tentativën e shantazhit ndaj…