Përfundon ndeshja Drenica – Gjilani, ky është rezultati
KF Drenica po tregohet e fortë në ketë edicion të Superligës. Kuqezinjtë pas barazimit që morën me Feronikelin (2-2), sot arritën të fitojnë edhe një pikë mjaftë të rëndësishme në përballje me Gjilanin (0-0).
Është dashur të kalojnë gjysme ore lojë për tu regjistruar rasti i parë serioz në ndeshje, kur nga gjuajtja e lirë provoi Veliu, por në vend ishte Arion Ymeri. Tentimin e Elshanit të vendasve e ndali portieri Koliçi, derisa Ymeri ia mohoi golin Kurtajt dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, Hajdari provoi të shënon por pa sukses, derisa zevendesuesi Shend Kelmendi gjuajti jashtë portës. Kelmendi e pati edhe një rast të mirë shënimi që nuk arriti ta konkretizon në gol. Ndeshja përfundoi 0-0.
Pas kësaj xhiro, Drenica është në vendin e pestë me pesë pikë, kurse Gjilani zë vendin e gjashtë me pikë të njëjta me skuadrën kuqezi.
(V.Z / Epoka e re)