Përfundon në mbeturina guri përkujtimor i Nënës Pashkë

28 korrik 2023 | 14:49

Guri përkujtimor për nënën që dogji veten pasi iu kthyen mbetjet mortore të djemve të saj të cilët janë vrarë nga forcat serbe, ka përfunduar në mbeturina.

Fotografinë ku guri përkujtimor shihet në mbeturina, e ka postuar gazetari Arsim Lani në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Na fal Nëna Pashkë! Guri, simbol i flijimit të një nëne për djemtë e saj, përfundon në mbeturina”, ka shkruar Lani.

Kujtojmë se një javë më parë, pronari i tokës ku po qëndronte ky guri, vendosi që ta largonte atë. Ky veprim i tij ka ngjallur reagime të shumta në vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi…