Përfundon në pranga personi i kërkuar në Shtime
22 gusht 2022
| 15:53
Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj të hënën në orën 14:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.M, i moshës 29-vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor “, mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore në Ferizaj dhe për këtë i caktohet masa e paraburgimit prej një ( 1) muaji.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.