Përfundon numërimi i fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet në Kosovë

15 shkurt 2021 | 11:46

Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë, veçse ka mbetur që të procesohen edhe rreth 1 për qind e të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), ka thënë kështu zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Në faqen e KQZ-së janë të publikuara momentalisht statistikat e numërimit të 98.84 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje prinë e para me 47.96 për qind të votave.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNK) është duke vazhduar të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor që është përdorur dje gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdojmë të pranojmë materialin e ndjeshëm zgjedhor i cili gjatë ditës së zgjedhjeve ka qenë i shpërndarë në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Më lejoni gjithashtu t’iu njoftoj se numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet ka përfunduar të dielën në mbrëmje dhe në uebfaqen e KQZ-së janë procesuar të dhënat e pothuajse 99 për qind të vendvotimeve, kanë mbetur disa vendvotime numër i vogël rreth 40 prej tyre të dhënat e të cilave do të përditësohen do të ngarkohen në uebfaqe gjatë ditës së sotme”, ka thënë Elezi për “Kosovapress”.

Ndërkohë në pritje për numërim mbesin votat me kusht dhe ato me postë.

Nga zgjedhjet e djeshme, me numërimet e deritanishme parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se, gjatë sezonit…